Abuzimi seksual i 15-vjeçares, shoqëria civile në protestë për sigurinë e vajzave në Mirditë

schedule14:42 - 21 Maj, 2021

schedule 14:42 - 21 Maj, 2021

Qytetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë civile protestojnë sot në Mirditë për sigurinë dhe mbrojtjen e vajave duke marrë shkas nga historia tronditëse e ndodhur së fundmi.

Një 15-vjeçare ra pre e shantazheve të pesë burrave të cilët abuzuan me të për katër muaj me radhë. Protestuesit janë duke bërë marshim në rrugët e qytetit ndërsa i pranishëm është edhe Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta.

Më herët gjatë ditës së sotme rastin e rëndë e dënoi edhe Delagacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

“Nuk ka justifikim për përdhunimin apo për çdo forme tjetër abuzimi seksual. Jo do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri. Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është krim dhe indiferenca vret,” shkruan në Twitter Delegacioni. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!