Abuzimi me të miturën, Sheri në “ABC News”: Dënimi duhet të ishte maksimal

schedule10:45 - 5 Qershor, 2020

schedule 10:45 - 5 Qershor, 2020

Evi Sheri avokate, në studion e “ABC News” ka folur për abuzimet me të miturit dhe pa ndëshkueshmërinë e përgjegjësve. Ajo theksoi se dënimi i parashikuar nga ligji duhet të ishte maksimal për rojën e shkollës.

Sheri u shpreh se marshimi i ditës së djeshme tregoi një qëndrim të lirë të qytetarëve të cilët e ndjenë si detyrim që duhet të reagonin.

Për avokaten reagime të tilla janë shenja pozitive të cilët tregojnë se shoqëria është aty dhe di të reagojë.

“Sot është e gjithë shoqëria në mbështetje të asaj vajze. Ngritja e zërit, apo drejtimi te organet i jep zë edhe viktimave të tjera. Por publikimi i i hollësishëm i detajeve e dëmton viktimën”, u shpreh ajo.

Më tej ajo theksoi se institucionet kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

“Absolutisht që është përgjegjësi e institucioneve. Ministria e Arsimit duhet të ishte në ballë të mbështetjes së fëmijëve të abuzuar. Rasti i drejtorit të policisë ka kaluar çdo pritshmëri. Arroganca e institucione është fyese për të gjithë ne”, tha më tej ajo.

Gjatë bisedës në studio avokatja u shpreh se deklaratat e deputeteve janë një përpjekje për të sfumuar qëndrimin qytetar përballë institucioneve. “Janë qëndrime për të tërhequr vëmendjen nga aktualiteti”, u shpreh ajo. /abcnews.al