Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë këtë të mërkurë masën e sigurisë për të dyshuarit të cilët u arrestuar në fillim të muajit janar, si të dyshuar që lejuan ndërtime pa leje në zonën e qytetit bregdetar, të Manzës dhe Shijakut, zonë e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjykata ka lënë në burg vetëm 4 prej të arrestuarve, nga 18 që ishin në fillim, të akuzuar për abuzim me pronat. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe ndërtues, të cilët akuzoheshin për abuzime dhe mitmarrje.
Mësohet se në burg kanë ngelur Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, Haxhi Sherra ndihmës specialist Komisariati Shijak, Ermal Petova OPGj Manzë, Agim Osmani ndihmës specialist policia Durrës.
Janë lënë të lirë nga Apeli:
Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak
Sami Xhafa, Shefi i Policisë, Manzë
Nikollë Marku, OPGj, Manzë
Petrit Neziri, Ndihmës specialist Policia, Manëz
Ndriçim Shika, Ndihmës specialist Policia, Shijak
Gjergji Gerco, Sekretar i Njësisë Administrative, Sukth
Jul Kacadej, Specialist IMT Shijak
Marjus Shaini, Kryeinspektor IMT, Shijak
Adem Lika është lenë i lirë. Ndërkohë nuk eshte paraqitur kerkese per shqyrtim per masen e sigurise per shtetasit Dritan Koçi, Paulin Meta, Alben Disk, Qerim Doka dhe Gjon Zefi, ndersa vijon të jetë në kërkim Gani Dama, Polic parrulle.
Ndërkohë kujtojmë se të pandehurit janë arrestuar në fillim të këtij muaji, pasi sipas policisë kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj./abcnews.al