Kanë vazhduar reagimet në Kosovës pas abuzimit seksual me një vajzë të mitur nga Drenasi. Ndonëse u kërkua seancë e jashtëzakonshme parlamentare, në të nuk janë mbledhur as gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të debatuar për rastin.
Megjithatë ata që ishin të pranishëm dënuan rastin duke kërkuar hetimin e plotë dhe dënimin e abuzuesve. Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj ka mbledhur përgjegjësit institucionalë për rastin duke kërkuar nga ata të ndërmerren të gjitha veprimet për të zbardhur të vërtetën.
Haradinaj ka thënë se rasti i abuzimit seksual i të miturës në Drenas duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm. Ndërsa në Drenas shumë qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër dhunuesve të 16-vjeçares me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”. Për rastin akuzohen profesori, polici hetues dhe mjeku gjinekolog, i cili ka kryer abortin e minorenes./abcnews.al