Abuzimi i të miturës, revoltohet Enkel Demi: Besa Shahini “cop druni”, Rama s’duhet të mbrojë Veliun

schedule09:29 - 5 Qershor, 2020

schedule 09:29 - 5 Qershor, 2020

“Besa Shahinin një cop druni apo kryeministri një i pacipë, për këtë duhet tu vijë turp. Besa Shahini në këtë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen”. Ka qenë kjo revolta e gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “ABC-ja e mëngjesit”, Enkel Demi, lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të një të miture nga roja i shkollës.

Ngjarje që ngjalli edhe revoltën qytetare e cila pasoi me një protestë ditën e djeshme në qendër të Tiranës.

Fjala e plotë 

“Qytetarët e Shqipërisë treguan dje se janë qytetarë prej verëteti. Dje është organizuar një protest e shoqërisë civile, marrë shkas nga përdhunimi i një 15 vjeçare. Zakonisht kur organizohen protesta të tilla, pjesmarrja në protesta është shumë e vogël por dje ishte një surprizë e këndshme.Pasi bëhët fjalë për njerëz që kanë krejt të ndryshme politike por që një kauz i mblodhi bashkë. Ata shkuan fillimisht tek selia e qeverisë dhe më pas tek ministria e Arsimit. Nëse këta njerëz reagojnë në këtë formë, Besa Shahinit një cop druni apo kryeministri një i pacipë, për këtë duhet tu vijë turp. Besa Shahini në këtë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ardi Veliu nuk duhet të ishte më drejtori i Policisë dhe kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të dilte dje në parlament para se të bëhej kjo protestë, pasi ka vënë monstra në shkollat shqiptare. Por për fat të mirë fal kësaj proteste kemi fatin që copës së drunit ta bëjmë me turp, të pacipin të bëjmë me turp dhe kafshën në polici ta bëjmë prap me turp. Nëse këta do të kenë turp do të lirojnë dhe jetët tona dhe nuk na njollosin dhe ne të tjerëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!