Abuzimet seksuale, psikologu shqiptar boton libër në Itali: Pedofilë janë edhe intelektualët

schedule09:37 - 21 Tetor, 2020

schedule 09:37 - 21 Tetor, 2020

Psikologu i njohur shqiptar Elton Kazanxhi ka marrë spunto nga rastet e shumta të abuzimeve seksuale ndaj të miturve dhe do të hedhë në treg librin e tij “Abuzimi seksual”.

Në një lidhje me Skype për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ ku është diskutuar lidhur me këto raste, ai ka treguar që ky libër do t’i shërbejë të gjithëve, pasi përmban shumë informacione që as në shkolla nuk trasmetohen.

Kazanxhi ka zbuluar se ky libër ka lindur nga rastet e shumta që dëgjojmë çdo ditë, ku pedofilët i përkasin çdo lloj fushe, madje edhe intelektualë.

“Objekti i librit tim është Ballkani, Italia, gjithë bota. Siç e thanë kolegët, viktimat janë gjithmonë fëmijë, adoleshentë, nuk ndryshon në asnjë vend. Ky libër ka lindur në bashkëpunimi me disa kolegë të tjerë, mbi disa ballafaqime, diskutime lidhur me ketë temë. Shumica kanë ardhur nga rastet që jemi ndeshur  si në Kosovë dhe Shqipëri, pasi vijmë shumë shpesh.

Ne kemi shumë raste kur pacientët 40 vjeç, 50 vjeç na tregojnë abuzimet seksuale. Abuzimi seksual është i njëjti për të gjithë. Libri është 300 faqe. Kemi anën e hulumtimit pjesën e parë, anën e edukimit sepse shoqëria jonë nuk është edukuar akoma me këtë temë. Në pjesën e dytë kemi gjithë psikioterapinë me fëmijë cili është hapi i pari që duhet të bëjmë.

Libri është akoma në korrigjim dhe ka për të dal para vitit të ri. Ne mendojmë që pedofilët janë të pashkolluar dhe merren me krime, nuk është vetëm kjo. Ai është një person shumë i ngushtë i familjes. Te pjesa e dytë kam 30 faqe me një rast me një fëmijë që pedofili i tij ishte një avokat, një person intelektual”, u shpreh psikologu.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!