Abuzimet me ilaçet në spitalin e Shkodrës, gjykata liron të gjithë mjekët

schedule12:22 - 22 Shtator, 2018

schedule 12:22 - 22 Shtator, 2018

Mjekët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsionin me ilaçet janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkodrës kundrejt një garancie pasurore. Ndërkohë që tre prej tyre janë pezulluar nga detyra. Ata akuzohen se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017.

Mjekët që u ndaluan për abuzime me fondet e ilaçeve në spitalin rajonal të Shkodrës janë lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore. Vetëm për kardiologun Luan Dragusha, gjykata ka vendosur revokim të masës së sigurisë dhe lirimin nga të gjitha akuzat. Tre prej tyre Përparim Çela, Karmen Kaculini dhe Juliana Zhuri janë pezulluar edhe nga detyra që ushtronin në spitalin rajonal të Shkodrës. Pavarësisht kërkesës së prokurores Blerta Hamza për ti lënë në arrest bluzat e bardha, gjyqtari Hasan Selimi vendosi lirimin e tyre.

Në kërkim për këtë rast janë shpallur mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi. Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë porositur e prokuruar ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës. Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 shkon në shifrën mbi 570 milionë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!