Kërcënimi Iranin ndaj vendeve të Gjirit vijon të jetë prezent ndonëse sulmet janë ndalur në dy javët e fundit. Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan këtë të hënë se kanë çmontuar një organizatë terroriste që sipas autoriteteve kishte lidhje me Iranin dhe po planifikonte të kryente sulme ndaj Shteteve në Lindjen e Mesme.
Shërbimet e sigurisë deklaruan, përmes një njoftimi zyrtar, se janë arrestuar 27 anëtarët e kësaj organizate, e cila dyshohet se po përgatitej të kryente “akte terroriste dhe sabotazhi në territorin kombëtar”. Sipas hetimeve paraprake, autoritetet thanë se janë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta të grupit me Iranin.
Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe publikuan gjithashtu fotografitë dhe emrat e 27 personave të arrestuar, por nuk zbuluan kombësinë e tyre. Pamjet e publikuara nga operacioni treguan aksionin e Emirateve të Bashkuara arabe për çmontimin e kësaj organizate. Në deklaratën publike të Autoriteteve
Po ashtu, autoritetet publikuan fotografitë dhe emrat e 27 burrave të arrestuar, pa bërë të ditur kombësinë e tyre. Ne nje deklarate te publikuar nga Abu Dabi zyrtar thuhet se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten një “kështjellë e pathyeshme” përballë çdo tradhtari dhe se flamuri i vendit do të vazhdojë të valëvitet me krenari dhe siguri për qytetarët e saj.
Arrestimet e kesaj te Hene ne Emiratet e Bashkuara Arabe vijne ndersa Shtetet e Gjirit kane marre masa me te ashpra ndaj grupeve te lidhura me Iranin perfshire Hezbollah por edhe grupe dhe struktura te tjera terroriste. / abcnews.al /


