Tammy Abraham do të largohet nga Roma gjatë merkatos verore dhe do të rikthehet në Premier League.
Sulmuesi anglez qëndroi një vit jashtë fushave të blerta dhe vetëm në fund të sezonit është rikthyer për të luajtur me Giallorossi.
Ai ka luajtur në total 321 minuta në 12 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Pas tre viteve qëndrim në kryeqytetin italian, Abraham do të largohet për tu rikthyer në Angli, ku pesë skuadra tanimë kanë shfaqur interes për të.
“Team Talk” ka raportuar se skuadrat si Tottenham Hotspur, West Ham United, Aston Villa, Bournemouth dhe Leicester City janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit anglez.
Roma është e gatshme ta shes anglezin dhe po synon që nga largimi i tij të fitojë rreth 45 milionë euro./ h.ll/abcnews.al