Aboneja e studentit, QQ: Pajisen vetem 20% e studentëve

schedule16:50 - 8 Shkurt, 2019

schedule 16:50 - 8 Shkurt, 2019

80 % e studentëve në Tiranë e blejnë abonenë 1600 lek si çdo qytetar. Çmimi i reduktuar sipas Qëndresës Qytetare aplikohet vetëm për 20% të studentëve të cilat shpërndahen nën dorë në treg të zi.

Në Tiranë vetëm 20% e studentëve mund ta përfitojnë abonenë për të përdorur transportin publik me çmimin e reduktuar prej 600 lekesh, 80% e tyre duhet ta blejnë ashtu si çdo qytetar tjetër,1600 lekë, ose të paguajnë biletën 40 lekë për çdo udhëtim.

Konstatimi vjen nga Qëndresa Qytetare e cila thotë se sasia e aboneve të studentit që Bashkia e Tiranës shpërndan në një muaj për të gjitha linjat qytetase është 13904 copë ndërkohë që  sipas Institutit të Statistikave në kryeqytet studiojnë 59765 studentë në universitetet publike dhe rreth 9000 në ato private.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak marrë më 30 Dhjetor të 2015 dhe udhëzimit të   Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të vitit 2017  studentët përfitojnë abone për të gjitha linjat ndërqytetase me çmim 600 leke.

Një tjetër shqetësim që ngre Qëndresa Qytetare është dhe tregtimi i këtyre aboneve në treg të zi nga punonjësit e kompanive të transportit publik.

Qëndresa Qytetare i  bën thirrje Bashkisë se Tiranës të plotësojë nevojat për të gjithë  studentët si dhe të përcaktojë vendet ku studentet mund te marrin  abonenë sipas një procedure të qartë ligjore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!