Java e pestë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet me supersfidën mes Vllaznisë dhe Dinamos, sfidë e cila do të luhet në mbrëmje, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Kjo përballje është një supersfidë e vërtetë duke marrë parasysh se asnjëra nga skuadrat nuk ka humbur asnjë sfidë këtë sezon, të cilat do tentojnë ta vazhdojnë vazhdimësinë e ndeshjeve pa pësuar humbje.
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi për këtë duel ka dy mungesa të sigurta dhe shumë të rëndësishme. Mungojnë mbrojtësi Alesandar Sofranak dhe mesfushori Enis Gavazaj. Njëri i ndëshkuar me kartonë ndërsa tjetri mungon për shkak të lëndimeve.
Nga ana tjetër, Trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç do të provojë të luajë me një formacion sulmues , duke hedhur në fushë nga minuta e parë Latifi, Aralica dhe Gjurgjeviç, për të bërë të mundur një fitoren.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Zogoviç – Kruja, Gurishta, Dianje, Hakaj – Krymi, Heriç (Mustedanagiç), Jonuzi – Latifi, Aralica, Gjurgjeviç
Dinamo: Harizaj – Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski – Abazaj, Demiri, Bardhi (Maliqi), Ibrahimi, Mihana – Çinedu
/abcnews.al