Abissnet Superiore/ Starton java e 8, Dinamo kërkon pikët e plota në “Arena Egnatia”

schedule09:16 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:16 - 6 Tetor, 2023

Mesditën e kësaj të premteje starton java e 8 e Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, javë kjo e cila ka rezervuar dhe një përballje spektakolare, siç është dhe “klasikja” e futbollit tonë, Vllaznia-Tirana.

Mirëpo, ditën e sotme do të luhet vetëm një sfidë e kësaj jave, ku në orën 14:00, në “Arena Egnatia”, të Rrogozhinës, vendasit e Egnatia do të presin “nëndetësen blu” të Dinamo City, në një sfidë, që pritet të jetë spektakolare.

Rrogozhinasit vijnë nga një humbje me Teutën brenda në shtëpi dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja në mënyrë që të ruajnë vendin e parë në renditje, ndërsa në anën tjetër, “blutë” e Dinamo kërkojnë pikë të plota, për t’u larguar kështu nga “zona e ftohtë” e tabelës e për të hyrë në garë, për sigurimin e një vendi, mes 4 më të mirave të kampionatit. /i.m /abcnews.al