“Abissnet Superiore”,  sfida Egnatia-Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 1-1

schedule15:42 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:42 - 8 Nëntor, 2021

Është luajtur ditën e sotme ndeshja e fundit e javës së tetë e “Abissnet Superiore”, mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Kjo sfidë u mbyll  në barazim, me skuadrat që nuk përfituar nga hapat fals të Teutës dhe Kukësit.

Golin e parë të sfidën e shënoi skuadra e Egnatias në minutën e 16, ku një goditje nga distanca e Iseni ka përfunduar në fundin e rrjetës duke mposhtur kështu portierin e Vllaznisë, Zogovic.

Në minutën e 45 të pjesës së parë është bërë protagonist edhe VAR  duke i ardhur në ndihmë shkodranëve më anë të një penalltie të kthyer në gol nga Liridon Latifi, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pjesa e dytë pati raste nga të dyja skuadrat për të shënuar edhe golin e fitores por pa arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.

Mbyllet kështu kjo sfidë mes Egnatias dhe Vllaznisë me rezultatin 1-1, duke ndarë pikët, por pa arritur të kthehen tek fitorja.

Pas këtij barazimi skuadrat ndajnë respektivisht vendin e 5 Vllaznia dhe të 6 Egnatia me nga 10 pikë secila. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!