“Abissnet Superiore” për vajza/ Mbyllet java e 15-të, Tirana “shkërmoq” Skënderbeun, Apolonia dhe Partizani luajnë “ping pong” me kundërshtarët

schedule19:17 - 30 Mars, 2024

schedule 19:17 - 30 Mars, 2024

Ka përfunduar java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Kjo javë nisi të martën me sfidën Laçi – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit morën fitoren e radhës, pasi mundën Laçin me rezultatin 7-0.

Sfidat e tjera të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u luajtën ditën e sotme. Tirana triumfoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 10-0. Vajzat bardheblu dominuan takimin dhe nuk e vendosën aspak në diskutim fitoren.

Edhe Partizani regjistroi fitoren e radhës pasi mposhti Teutën me rezultatin e thellë 15-0. Vajzat e kuqe ishin të pandalshme, teksa shënuan tetë gola që në pjesën e parë.

Apolonia mundi Lushnjen me rezultatin 17-1. Fieraket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe siguruan fitoren e radhës.

Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll me takimin, Kinostudio – Gramshi. Vajzat e Kinostudios fituan minimalisht 1-0, teksa goli i fitores u shënua vetëm në fundin e sfidës.

Rezultatet e javës së 15-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:

Laçi – Vllaznia 0-7

Tirana – Skënderbeu 10-0

Teuta – Partizani 0-15

Lushnja – Apolonia 1-17

Kinostudio – Gramshi 1-0/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!