Më në fund u hakmorrën për finalen e humbur të sezonit të kaluar.
“Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore të madhe, në javën e shtatë të Abissnet Superiore, teksa mundën me shifrat 2-0, në transfertë, kampionët e Egnatias, duke i shkaktuar “Rrogozhinasve” humbjen e dytë këtë edicion.
Nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga “fantazisti” i mesfushës Redon Ismaili, në minutën e 20’-të e më pas një gol nga Bintsouka në minutën e 60’-të i mjaftuan kryeqytetasve të arrinin triumfin e madh, ndaj djemve të Edlir Tetovës.
Falë këtij rezultati, Partizani ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 12 pikë, vetëm 1 më pak se Vllaznia e vendit të parë që do të përballet të shtunën me Dinamon, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë. /i.m /abcnews.al