Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.
“Bardheblutë” e Tiranës kanë vijuar të mos gjejnë rrugën e fitores në derbin e madh të Tiranës, teksa në mitikun e kryeqytetit, “Arena Kombëtare” mbyllën gjithçka në barazimin e bardhë 0-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, Partizanit.
Siç theksuam edhe më sipër loja ishte goxha e zjarrtë, skuadrat patën raste të shumta shënimi, ku më flagranti ishte edhe goli i shënuar i “Bardhebluve”, nga Gjumsi në pjesën e parë të sfidës, që më pas u anullua pas një rishikimi të aksionit, me anë të sistemit VAR.
Një tjetër rast flagrant ishte edhe një penallti e humbur në sekondat e fundit të sfidës, me “gardianin” Qirko që shpëtoi mrekullisht “Demat”.
Falë këtij rezultati, Partizani mbetet në vendin e parë të tabelës me 28 pikë, ndërsa Tirana në vendin e 7-të me 16 pikë. /i.m /abcnews.al