Abissnet Superiore/ Në Laç e Tiranë “diskutohet” titulli, Kukësi e Bylisi përplasen për “mbijetesën”

schedule08:46 - 21 Maj, 2023

schedule 08:46 - 21 Maj, 2023

Pasditen e sotme, elita e futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore” do të zhvillojë javën e 34-rt të këtij sezoni, javë kjo që pritet të jetë shumë vendimtare, si për përcaktimin e ekipit që mund të shpallet kampion i këtij viti, si dhe ekipeve që rrezikojnë rënien nga kategoria.

Kështu, “bardheblutë” e vendit të parë do të udhëtojnë drejt Laçit aty ku do të përballen me “bardhezinjtë” e Kurbinit, në një sfidë ku kërkohët vetëm fitorja për të thelluar diferencën me Partizanin e vendit të 2-të, me këta të fundit që do të presin në kryeqytet “kuqeblutë” e Vllaznisë.

Egnatia në “ndjekje” të “ëndrrës” evropiane do të presë në shtëpi “kavajasit” e Erezenit, Teuta do të presë në “Niko Dovona”, Kastriotin, ndërsa Kukësi e Bylisi do të përballen me njëra-tjetrën në një duel “mbijetese”.

Java e 34-rt

Ora 16:00

Laçi – Tirana
Bylis – Kukësi
Partizani – Vllaznia
Teuta – Kastrioti
Egntia – Erzeni /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!