Abissnet Superiore nisi të premten me triumfin e kampionëve të Teutës kundër Partizanit, ndërsa një ditë më parë u shënuan 14 gola në fitoret që arritën Tirana e Vllaznia.
Sot në fushë zbret një tjetër ekip i traditës, Dinamo 18 herë kampione e vendit. Blutë e kryeqytetit luajnë prej orës 13:45 kundër Kastriotit, skuadër që ka pësuar shumë ndryshime gjatë verës.
Po në të njëjtën orë luhet edhe një takim tjetër. Egnatia, që u rikthye në elitë pas 16 vitesh, pret në stadiumin e ri Kukesin, që pas shumë vitesh nuk luajti në kupat e Europës. / abcnews.al