Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Abi në qeli, “doktori” në seli/ Berisha fajëson Ramën për akuzat, tenton të tërheqë mbështetësit, në betejën e tij me ligjin

schedule13:45 - 24 Tetor, 2023

schedule 13:45 - 24 Tetor, 2023

Prej mbrëmjes së të shtunës, kur policia vuri nën arrest dhëndrin e tij dhe atë nën masën e “detyrimit me paraqitje”, me akuzën e korrupsionit pasiv, Sali Berisha përballë akuzave penale, bën mbrojtje politike.

Edi Rama, sipas tij, është ai që qëndron pas ngjarjes së tij të fundit, madje e quan procesin më politik të ndodhur në këtë shekull, edhe pse dosja e tij është voluminoze.

“Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo” u shpreh doktori.

Por Berisha nuk do që ta përballoj i vetëm. Në betejë po thërret dhe mbështetësit e tij, edhe pse së fundmi duken të mpakur.

“Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona”, shtoi ai

Në selinë blu, edhe mbrëmjen e së shtunës, nuk është vënë re prania e shtuar, as të deputetëve, e as të njerëzve të strukturave. Rreth tij këto ditë janë shfaqur më besnikët e tij, si Flamur Noka etj. Megjithatë, Berisha po fillon të riaktivizojë strukturat e tij. Mesditën e së mërkurës, Berisha ka thirrur Kryesinë e tij, për të diskutuar mbi ngjarjen e tij të fundit. Të premten ndërkohë ka thirru një organ edhe më lartë, Këshillin e tij Kombëtar, më të njëjtën temë diskutimi. A do të thërras Berisha protestë? Nuk e përjashton as këtë.

“Asnjë gjë nuk është jashtë tavolinës. Të gjitha janë në tryezë” specifikoi ish-kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!