ABC News siguron foton e autorit të dyshuar të krimit në Laprakë, ku mbeti e vrare 17 vjeçarja Griselda Gjikolaj. Ndërkohë Gjykata e Tiranës la në burg bashkëpunëtorin e tij Roland Muzhaqi, si personi që ndihmoi 19-vjeçarin Robert Përpepaj të largohet nga skena e krimit.
Ky është 19-vjeçari Robert Përpepaj, i cili dyshohet nga policia si i autor i vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjes së shokut të saj Erion Benga, ngjarje kjo e ndodhur më 26 dhjetori në zonën e Laprakës në Tiranë.
Ai rezulton i shpallur në kërkim dhe bashkë me dy persona të tjerë, por ende nuk ka asnjë rezultat për kapjen tij nga uniformat blu.
Përpepaj dyshohet se, krimin e ka kryer bashkë me shokun e tij Roland Muzhaqi, të cilët janë fiksuar nga kamarat e sigursë pranë skenës së krimit, duke u larguar me vrap.
Për Muzhaqin, gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në burg deri në sqarimin e rrethaneve të vrasjes së 17-vjecares Gjikola, ndërsa i riu ka mohuar përfshirjen në atë ngarje. I arrestuari Roland Muzhaqi akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Prokuroria kishte firmosur urdhër-ndalimin për Muzhaqin, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert Përpepaj, para, gjatë dhe pas momentit të krimit. Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën e krimin ishte 19-vjeçari me origjinë nga Tropoja. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet Erion Bengës dhe Robert Përpepaj, i cili ka planifikuar më pas krimin por që mbeti fatkeqësisht e vrarë me një plumb në kokë një vajzë e re dhe u plagos në shpatull me dy plumba shoku i saj Benga. /abcnews.al