ABC News zbardh propozimin e BE/ Pikat e draftit u refuzuan nga Kurti, u pranuan nga Vuçiç

schedule23:31 - 15 Shtator, 2023

schedule 23:31 - 15 Shtator, 2023

Pasi Bashkimi Europian konfirmoi se kishte ofruar një propozim mbi zbatimin  e marrëveshjes se normalizimit të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ABC News ka arritur të mësojë edhe pikat e këtij propozimi, në propozim ky i pranuar nga Presidenti Serb Aleksandër Vucic por i refuzuar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Dokumenti i propozuar nga BE, kërkon qëpika e parë që duhet zbatuar është Asosiacioni i komunave me shumicë serbe, apo vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës.

Sekuencimi apo renditja e pikave që duhet të zbatohen të parat ishte ajo për të cilën, Kurti, edhe pse e pranoi dhe konfirmoi marrëveshjen  e Ohrit, refuzoi dokumentin e propozuar. Por tani Kurti ka ndryshuar mendje, duke thënë se duhet njohja nga Serbia dhe më pas vetëmenaxhimi i serbëve apo Asosiacioni.  Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ishin vetem disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian.

Në këtë propozim theksohej edhe fakti se Serbia dhe Kosova nuk do të ndërhynin në çëshjtet e brendshme të njëra –tjetrës si dhe se Beogradi nuk do të kundërshtonte anëtaresimin e Kosovës në cfarë do organizate ndërkombëtare.

Propozimi i Brukselit përfshinte edhe Formalizmin e Statutit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë si dhe mbrojtjen e vendeve fetare dhe trashëgimnisë kulturore serbe në Kosovë.

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara të punës të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes, që nënkupton bashkëpunim në fushën e ekonomisë, shkencës teknologjise sportit etj.

Ky propozim i Brukselit përfshinte edhe organizim të një konference të donatorëve, për projekte të përbashka mes palëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!