Abc News ka shkuar sot në Kodër Krastë, aty nga ku një ditë më parë, dyshohet se u qëllua me snajper Ardjan Çapja i cili ndodhej në banesën e tij.
Terreni që kanë përdorur autorët për të qëlluar duket mjaft i vështirë me një distancë nga zona urbane nga kishte fushëpamje drejt shtëpisë së Çapjas, e për të shmangur kështu edhe arratisjen pas atentatit.
Lexo edhe: I plagosur në atentatin e një dite më parë, Ardjan Çapja ende në gjendje të rëndë
Pasi kanë kryer atentatin ata janë larguar në drejtim të lagjes “Skëndërbej” ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur prej tyre, për të humbur gjurmët nga policia.
Lexo edhe: Vret deri në 800 metra, ky është super snajperi me të cilin u tentua eliminimi i Ardjan Çapjas
Deri më tani janë shoqëruar 20 persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa Çapja vijon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës ku ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën./abcnews.al