ABC News në Greqi/ Përgjegjësi i nënstacionit shpallet fajtor: 4 shqiptarë të zhdukur, 7 të plagosur dhe 1 i vdekur

schedule18:24 - 2 Mars, 2023

schedule 18:24 - 2 Mars, 2023

Ekipi i ABC News, ndodhet prej ditës së djeshme në qytetin e Larisas në Greqi, aty ku ndodhi aksidenti tragjik hekurudhor, i cili deri më tani ka shkaktuar më shumë se 50 viktima.

Gazetari Arlind Isa, raporton se dy spitale në Larisa janë vendosur në dispozicion të të plagosurve të këtij aksidenti.

Po ashtu bëhet me dije se fajtor i këtij aksidenti është shpallur përgjegjësi i një nënstacioni në zonë, i cili ka thënë se për shkak të motit të keq nuk mundi që të devijonte një nga trenët.

4 shqiptarë raportohen si të zhdukur. Për ekipin e ABC News më herët, u konfirmua një viktimë, Pavlin Bozo nga Lushnja. 7 shqiptarë janë të shtuar në spital. 3 në Selanik dhe janë në gjendje të mirë dhe 4 të tjerë në Larisa në gjendje jo të mirë.

Gjatë ditës së sotme nuk ka dalë asnjë person i gjallë, ndërsa trupat pa shenja jete kanë qenë 14. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!