Rama apo Berisha? Kush do t’i fitojë zgjedhjet më 11 maj? PD apo PS?
ABC News, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, publikojnë këtë të hënë sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.
Këtë të hënë fokusi i sondazhit do të jetë edhe tek fushata. Cila nga partitë apo koalicionet ka bërë fushatën më të mirë.
Gjithashtu, këtë të hënë në këtë sondazh sondazhi do të fokusohet edhe te humori politik i dy prej qarqeve me të mëdha në vend, Fieri dhe Elbasani.
Si do të votojnë këto dy qarqe më 11 maj, të cilat do të prodhojnë numrin më të madh të mandateve pas Tiranës dhe me gjasë mund të përcaktojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve.
Për këtë ndiqni sondazhin e ABC News dhe Angi Ricerche në Real Story në 20:00. /abcnews.al