Nga Simon Shkreli
Për herë të parë në Muzeu Kombëtar “Marubi” në Shkodër është vendosur laboratori I fotografëve të familjes Marubi. Pajisjet që janë përdorur mbi 1 shekull më parë janë në gjendje punë. Pasi janë pastruar dhe arkivuar janë vendosur në dhomën e errët të muzeut.
Sapo shkel në këtë laborator të duket se po jeton në një epokë tjetër. Në dhomën e errët të kaplon një ndjesi që të largon nga realiteti.
Drita e kuq të përfshin brenda saj.
Përhumb në një kohë ku s’ke jetuar, por mund ta kesh parë vetëm nëpër filma. Ky është laboratori I fotografëve të familjes Marubi. Gjithçka është origjinale.
Kuratorja Orestia Kapidani e emocionuar tregon se fillimisht mendoi gjatë se ku dhe si do vendoseshin objektet e Dinastisë Marubit.
“Duke pasur parasysh dhomën e errët që kam vetë kisha idenë që kjo është një hapësirë shumë private, shumë intime e fotografëve. Ideja ishte që të ndaheshin hapësirat dhoma e errët dhe ajo me dritë, pra atelieja aty ku rrinin fotografët. Duke u nisur dhe nga fotot që I kisha parë të Marubit, shihej pjesa private, që ata punonin vetë në atelie. Ndaj krijova takimin e publikut me një hapësirë private të fotografëve”, theksoi Kapidani.
Kuratorja tregon në dhomën e errët të “Dritëshkrojës” se teknologjia e përdorur më mbi 1 shekull më parë është funksionale dhe sot.
“Ka qënë një lojë emocionale, doja ti vija në punë këto objekte por dhe në funksion të një muzeu. Ishin dy qëllime në këtë rast. Isha e qartë se funksioni I laboratorit duhet ti shërbente formës që do të merret. Përdora këto vaskat që shihni këtu në mes, që janë pjesa ku fillon dhe lind imazhi. E këtu bëhet proçesi I larjes dhe daljes në dritë të imazhit. këtë e doja në qëndër. Dashurinë e kësaj ekspozite e kam në këtë dhomë”, tha kuratorja Kapidani.
Fotografja Kapidani ka më përzemër procesin analog të fotografisë që përdornin dhe Marubët.
“Laboratorët e kanë një raft ku mbahen kimikatet, një frigorifer ku mbahen negativët, ka pajiset që zmadhojnë fotot. Fotografia analoge ka nevojë për teknologji, ka shumë mekanizma që të arrish në rezultat të mirë. Është proçes i gjatë dhe shumë I bukur, sot nuk e bën shumëkush. Edhe në botë laboratorët analogë kanë mbetur shumë pak”, u shpreh Kapidani.
Laboratorit “Marubi” është hapur në një nga ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Një punë e cila ka vite që ka nisur.
“Janë bërë disa procese përgatitore, për hapjen e kësaj ekspozite. rifotografimi dhe katelizimi i tyre duke shënuar çdo të dhënë për imazhet dhe objektet. Një tjetër proces ka qenë dhe pastrimi I objekteve” theksoi u shpreh Luçjan Beden, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi ..
Vizitojmë një tjetër ambient të muzeut. Në këtë dhomë bie në sy, tryeza e punës, dëshmitare e shumë takimeve dhe vendimeve artistike të Marubëve. Drejtori I muzeut Marubi, Luçjano Bedeni na tregon me radhë të gjitha sendet origjinale që i kanë rezistuar viteve.
“Kuti me letra fotografike që Marubët kanë punuar për vite të tëra. Këto janë disa zarfa për konservimin e rulfilmeve. Ky katalog me sfonde për fotografi I përket vitit 1905, studio I blinin për të bërë fotografinë sa më të çmuar për kohën. Gjejmë dhe një presë për fotografitë. Këtu është dhe një imazh i Geg Marubit në studion e tij” u shpreh Beden.
Për herë të parë në këtë pjesë të Muzeut janë vendosur dhe dhjetëra kuti të negativëve të filmave.
“Në këtë raft ekspozojmë për herë të parë kutitë ku ruheshin negativët origjinalë të fotografive. Nuk janë më brenda negativë. Tani negativët prej xhami ruhen në disa kuti të reja në kualitet tjetër sa i përket konservimit. Këtu disa imazhe, shohim Geg Marubin, motrën e tij Benardinë, Geg Marubin me Kel Marubin, që janë në studion e tyre, në “Dritëshkronjën Marubi”, vijoi më tej Bedeni.
Ai rrëfen historinë se si familja Marubi mundi të arkivojë dhe ruajë, fotografitë dhe objekte të ndryshme që ju kanë shërbyer artistëve.
“Janë dy momente zhvillimi të studiove të Marubëve. Periudha e Pjetro Marubit dhe periudha e Kel Marubit. Pas tërmeti të 1905 ku u rrënua studio e Pjetros, Kel Marubi e rindërtoi dhe rikonceptoi. Studio u kthye në një lloj industrie. Keli shpërndante fotografi në rajon. Në datën 1 janar të 1919 Kel Marubi rifilloi me fëmijët e tij një sistemim nga e para të arkivit të dinastisë Marubi. Një figurë është vëllai i Geg Marubit, Rrok Kodheli Marubi, nuk është folur për të. Ai ishte truri i sistemit të arkivit dhe sistemit”, theksoi Beden.
Në muzeun Marubi ka dhjetëra artefakte të ekspozuara. Por priten e të tjera, siç janë dy sfondet e famshme që Dinastisë Marubi, përdorte për të fotografuar njerëzit. Ato aktualisht po restaurohen.