Abazoviç nuk i mbajnë frenat/ Kryeministri i Malit të Zi i shpëton aksidentit, nis hetimi

schedule14:20 - 5 Gusht, 2023

schedule 14:20 - 5 Gusht, 2023

Ministria e punëve të Brendshme në Mal të zi ka njoftuar se autoritetet po kryejnë një hetim pasi më 31 korrik Kryeministri I Vendit Dritan Abazoviç mund të ishte përballur me një aksident si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të frenimit në makinën shtetërore.

Ngjarja ka ndodhur në Obzoviç teksa makina ishte rreth 50 metra përpara një rruge tatpjetë në momentin që u zbulua problem me sistemin e frenimit.

Kryeministri Dritan Abazovic ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat dhe në momentin kur u zbulua problem me makinën, automjeti me të cilin po udhëtonte Abazovic u zhvendos në anë të autostradës.

Më pas kryeministri i Malit të zi ka përdorur një tjetër automjet për të vazhduar udhëtimin.

Ministria e Punëve të Brendshme në Podgoricë ka treguar se nga hetimet e deri tanishme është zbuluar se bëhet fjalë për një problem teknik të automjetit për shkak të vjetërisisë së tij dhe kilometrave të shumta.

Filip Axhiq që është pjesë e parties së Abazovic dhe njëkohësisht Minister I Brendshem ne Mal te Zi ka kryer menjëherë një mbikqyrje sigurie në momentin që ka ndodhur incidenti.

Ministria e Punëve të Brendshme në Mal të Zi ka deklaruar se vjetërsia e automjeteve që përdoren për të transportuar zyrtarë të lartë në mënyrë të sigurt është 12 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!