“Abazi ka bërë gjëra të tilla me shumë fëmijë, më ra mua ta denoncoj”: Flet babai i vajzës së abuzuar

schedule16:14 - 1 Qershor, 2020

schedule 16:14 - 1 Qershor, 2020

Abuzimi seksual i vajzës 15 vjeçare në Babrru, nga 65 vjeçari Abaz Doku tronditi jo pak opinionin publik.

Një një reagim për mediat, babai i minorenes shprehet se 3 vite më parë fqinjët i kanë treguar për abuzimin që i është bërë të bijës, nga ish roja i shkollës.

I ati i vajzës tregon se nëse shteti nuk do ta dënojë atë, ai do të marrë hak.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të paktën dy vite më parë, ndërsa të shtunën policia e kryeqytetit arrestoi të moshuarin me akuzën e abuzimit seksual me të mitur, pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës.

Ai ka bërë shumë gjëra të tilla këtu në Babrru, por më ra mua që ta denoncoj“, tha babai i vajzës së dhunuar duke paralajmëruar edhe hakmarrje ndaj tij.

Bashkë me 65 vjeçarin, efektivët vunë në pranga edhe tre djem të rinj, të cilëve u ishte shpërndarë video intime e të miturës.

Zyrtarisht policia deklaroi se nëpërmjet shantazhit, tre djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Edhe për banorë të zonës, 65 vjeçari njihej si një person jo i qëndrueshëm, ndërsa po hetohen edhe raste të tjera të abuzimeve me të mitur që i moshuari mund të ketë kryer me fëmijë të tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!