Kukësi ka arritur të mposhtë Tiranën 2-1 në “Elbasan Arena”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Abazaj dhe Shkurtaj ishin autorët e golave, ndërsa për Tiranën shënoi Kobina. Ndeshja nisi shumë më mirë për Kukësin, që iu afrua më shumë golit.
Në minutën e 17-të, Abazaj do të kalonte në avantazh verilindorët, duke shënuar një gol shumë të bukur. Pasi merr një top nga Kitanovski, sulmuesi i ardhur këtë merkato vere driblon Osmanin brenda zonës dhe gjuan me të majtën, duke shtangur portierin Bakaj.
Në pjesën e dytë, Shkutaj do të gjente shumë shpejt rrjetën. Bomberi i verilindorëve shënoi në minutën e 48-të për të dyfishuar avantazhin. Tirana e Ardian Memës u mundua të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, por ai gol i Kobina në minutën e 83-të nuk mjaftoi për ta./abcnews.al
KUKËSI – TIRANA 2-1
Abazaj 17′, Shkurtaj 48′ / Kobina 83′
Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Rroca, Limaj, Musolli, Abazaj (Kotobelli 80′), Shkurtaj (Daku 88′), Gavazaj (Lulaj 75′). Trajner: Sh. Duro
Tirana: Bakaj, Vangjeli (Doka 52′), Osmani, Imami, Hoxhallari, Hasani, Batha, Kale (Muci 67′), Halili (Torasa 52′), Ngo, Kobina. Trajner: A. Mema
Kartonw tw verdhw: Maliqi 60′ / Halili 50′, Kale 54′, Hoxhallari 69′, Ngo 85′, Osmani 90′