Abazaj: Ja çfarë duhet të rregullojmë, Kukësi nuk më pret dot

schedule15:58 - 23 Nëntor, 2019

schedule 15:58 - 23 Nëntor, 2019

Kristal Abazaj shënoi golin e parë të Kukësit në fitoren 2-1 kundër Bylis. 23-vjeçari analizoi ndeshjen në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku foli për golin, fitoren dhe problemet e ekipit verilindor.

“Nuk ishim askund në 20 minutat e para. Nuk mund ta nisim aq keq. Është e disata herë që na ndodh. Po të pësojmë bëhet më e vështirë. Në pjesën e dytë u rritëm dhe na gëzon trepikëshi. Më në fund ekipi ishte i plotë. Tani nuk besoj se na falën hapa fals. Në stol dhe formacion ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën”.

“E kam thënë që nuk mund të themi se kemi emër apo lojtarë. Në fund bëhen llogaritë. Kemi individualitet, por duhet të jemi grup. Kemi bërë shumë gabime dhe duhet t’i kalojmë me sukses ndeshjet një nga një”.

“Nuk mund të them se kemi pasur stres. Djemtë janë bashkë. Shumica e gjërave janë ‘ok’. Ndoshta është nënvlerësim, futemi lehtë në fushë. Bëra maksimumin tim te goli. Nuk është hera e parë që shënoj diagonal. I rashë me shumë inat atij topi, pasi po luanim keq deri në atë moment. Nuk mjafton që një lojtarë të japë maksimumin, por i gjithë ekipi.

Sapo nisa të merrja veten fizikisht, u dëmtova. Nuk kam bërë fazë, Kukësi s’më pret dot mua të vij në formë. Po mundohem të stërvitem vetë dhe të vij në maksimumin tim”, përfundon lojtari ofensiv i ekipit të Shpëtim Duros. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!