Kristal Abazaj vendosi sfidën delikate kundër Partizanit dhe i dha fitoren Kukësit me golin e shënuar në pjesën e dytë. 23-vjeçari shënoi golin e parë të Kukësit në “Air Albania Stadium” dhe analizoi ndeshje në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
FITORJA – “Ndjenjë shumë e bukur, luanim në stadium e ri. Goli na dhuroi fitoren dhe jam i lumtur. Vinim nga një situatë negative. Ishte një nënvlerësim ndeshja në Gjirokastër. Të gjitha ekipet aty janë, me një fitore vendi i tretë vjen në vend të parë. Është kampionat i çuditshëm mund të them”.
TRAJNERI – “Trajneri rrezikon, por nuk është se po e bëjmë për inat të tij. Na qëlloi ndeshje e keqe në Gjirokastër dhe reaguam sot. Me trajnerin kemi marrëdhënie shumë të mirë, jo vetëm Abazaj por të gjithë çunat”.
POZICIONI – “Në Gjirokastër po luanim me dy pyka. Kur lodhet Enisi në krah të majtë, ndryshojmë krahët për të rregulluar ai frymëmarrjen. Ndonjëherë na ka dalë mirë dhe ndonjëherë jo”.
GOLI – “Ishte gol, kur i ngrita topin portierit shkova në fundore dhe e pashë që ishte gol. Mendimi im ky. Titulli? Kemi për të rregulluar diçka. Disa ndeshje i nisim lehtë, kjo është mangësia më e madhe. Ekipin dhe grupin e kemi, besoj se do ia dalim të fitojmë titullin”. /abcnews.al