Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abazaj: Gjici nuk na ka shqetësuar, gjithçka po shkon OK!

schedule23:35 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 23:35 - 19 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i Kukësit, Kristal Abazaj, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Abazaj ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të verilindorëve këtë sezon dhe në fjalën e tij në “Pressing”, u shpreh: “Normalisht, ekipi që bën më pak gabime, ecën.

Ne nuk kemi pasur një fillim të mirë, pasi nuk njiheshim me njëri-tjetrin. Në 4-5 javët e fundit, gjërat kanë shëkuar mirë për ne.  Besoj se do të ecim. Unë erdha shumë vonë, Gavazaj po ashtu, Musta u dëmtua.

Skuadra ka pasur ulje-ngritje. Por nga java në javë, jemi ambientuar më shumë. Edhe loja është rritur. Besoj se fusha e ka treguar rritjen tonë.

Në ekipin tonë harmonia është e mirë, gjithçka po ecën ok. Edhe presidenti Gjici, për fati tonë të mirë, nuk na ka shqetësuar shumë (qesh). Çdo gjë ka qenë ok dhe shpresojmë ta mbyllim me fitore kundër Skënderbeut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!