Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“AAK kërkon ndryshim të qeverisë”/ Ramadani: Kosova, në situatë jashtëzakonisht të keqe

schedule17:18 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 17:18 - 9 Dhjetor, 2025

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar për Balkan Update se qytetarët e vendit janë të zhgënjyer nga situata politike, bllokada institucionale dhe kriza ekonomike që po vazhdon.

Sipas tij, shqetësimi për izolim, mungesa e stabilitetit dhe problemet ekonomike po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Ai theksoi se Kosova ndodhet në një situatë të keqe dhe kjo po reflektohet në opinionin publik. Sipas Ramadanit, AAK ka treguar stabilitet politik sidomos pas zgjedhjeve lokale, duke ruajtur pesë bastione tradicionale.

“Qytetarët e Kosovës janë të mërzitur me bllokadën, mungesën e stabilitetit, shqetësimet për izolim si dhe me krizën ekonomike. Ne këtë shqetësim e kemi ngritur vazhdimisht, sepse është çështje e stabilitetit të shtetit dhe institucioneve. Kosova gjendet në një situatë të vështirë, dhe kjo po vërehet qartë edhe tek qytetarët.

Aleanca ka treguar qëndrueshmëri në qëndrimet e saj. Pas zgjedhjeve lokale, ajo që është e qartë është se Aleanca ka ruajtur stabilitetin duke mbajtur pesë bastione. Synimi ynë është që Aleanca të kalojë në numra dyshifrorë në ulëset e parlamentit dhe të jetë aktive në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, si dhe në zgjedhjen e presidentit në fillim të marsit.

 AAK kërkon ndryshim të qeverisë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!