“A të ndihmoi Niko Peleshi?-Jo, Krenari!”-Lëre atë makinën të ikë”, Zbardhet dosja, pse u pezulluan policët e Korçës

schedule15:11 - 21 Tetor, 2021

schedule 15:11 - 21 Tetor, 2021

Në Korçë janë pezulluar dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë, pasi akuzohen se lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm apo që shkelnin rregullat e qarkullimit. Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës. Por nuk mbaron këtu. Një burim nga drejtoria e Policisë së Korçës i tha “ABC”-së se pritet që të ketë arrestime të tjera në vazhdim.

Por si u zbulua rrjeti i policëve të korruptuar?

Një rast i shkeljes së detyrës, është ku efektivi Petro Fraholli së bashku me Genc Hysin dhe Clirim Akrobati, kishin ndaluar një makinë ku në timon ishte Avni Dushku i cili ishte pa patentë, ndërsa si pasagjer në makinë ishte edhe Ariel Dervishi. Ky i fundit me lidhjet e tij që kishte me shefin e Komisariatit Krenar Gjokutajn kishte mundur të merrte mbrapsht dokumentet e makinës. Një bashkëbisedues e ka pyetur atë nëse e ka ndihmuar Niko Peleshi për të kaluar postbllokun e policisë që ishte vendosur për respektimin e orës policore. Por Arjel Dervishi i përgjigjet duke e sqaruar se nuk është ndihmuar nga Peleshi por nga Shefi i Komisariatit të Policisë së Korçës, Krenar Gjokutaj.

Lexo edhe: “Ka dasmë te Kamberi”, zbardhen përgjimet, polici i arrestuar po hidhte valle, telefon kolegut: Thuaj s’pashë gjë!

Për të sqaruar këtë, Gjykata ka lejuar përgjimin e telefonit të Krenar Gjokutajt.  Ndërkohë nga përgjimet theksohet se Krenar Gjokutaj kishte episode të shpeshta që e merrte në celularë efektivin Petro Fraholli duke i kërkuar që të lejojë pa gjobë automjetet.

Më datë 12 gusht, Krenar Gjokutaj telefonon efektivin e policisë Petro Fraholli ku i kërkon që t’i kthehen dokumentet e makinës që i përkisnin Deivid Pronjarit. Ky person ka biseduar me Krenar Gjokutajn duke i kërkuar ta ndihmonte për të rimarrë dokumentet  pasi i ishin bllokuar nga një postbllok që e kishte ndaluar jashtë orës policore.

Lexo edhe : EKSKLUZIVE/ “Ma gjej numrin e kësaj gocës me Toyota”: Polici fiksohet te lavazhi, telefonon kolegët. Pse u arrestuan “shefat” në Tiranë

Një rast i ngjashëm është ku Gjokutaj merr në telefon Frahollin dhe i kërkon që të mos gjobis një makinë tip “Range Rover”. Një episod tjetër është rasti ku do gjobitej një person me emrin Andrea i cili lëvizte me një furgon, por Krenar Gjokutaj e merre sërish Frahollin në celularë duke i thënë se kjo është e disata herë që ja bën kështu ne lidhje me gjobat. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!