A priten ndryshime në kabinet? Ekonomi në “Radar”: Cilat do jenë surprizat e Kongresit të PS

schedule20:00 - 7 Prill, 2022

schedule 20:00 - 7 Prill, 2022

Kongresi i 9 prillit, i Parisë Socialiste do të jetë ndryshe nga çdo herë tjetër. Nuk do të jetë vendosur vetëm në Pallatin e Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryetyetetit. Jo vetëm kaq, në to mund ta marrin pjesë dhe qytetarë.

Ministrja e Shtetit për Standardet Milva Ekonomi e ftuar në Radarin Informativ në Abc ka treguar detaje të reja nga kongresi.

Këtë kongres jemi përgatitur ta kemi më të hapur kundrejt qytetarëve. Sidomos në lidhje me situatën aktuale, krizën ekonomike për shkak të luftës. Bujqësia dhe siguria ushqimore apo siguria në rajon janë shumë të rëndësishme, ndaj janë parashikuar 5 hapësira për diskutime në lidhje me këto çështje, do bëhen në fillim të kongresit. Më pas do vijojë me gjetjet e punës së partisë. Për ne e rëndësishme është të kemi njëlloj vetëreformimi. Gjithsecili nga pjesëmarrësit do marrë mikrofonin, do regjistrohet mendimi i tij. Nevojat e qytetarëve dhe të bizneseve janë në fokus të qeverisë”.

A priten supriza në këtë kongres dhe a mund të flitet mbi mundësinë e ndryshimeve në kabinet? Ikonomi e mohon një gjë të tillë, por thekson se do ketë ndryshime në statut.

“Siç ka thënë Rama nuk priten ndryshime në qeveri në këtë kongres. Pritet të kemi një raport të mirëbërë dhe ndryshime në statut. Mandati i tretë kërkon energjizim të brendshëm dhe PS e ka pasur si udhëheqës që të ketë organizata socialiste që mbushen me anëtarë të rinj, e dyta që të kemi më shumë përfaqësi gjinore, flas për gratë. Për gratë nuk është gjithmonë e lehtë që të arrihet kjo gjë. Ne duam që edhe në përfaqësinë politike të kemi më shumë gra”, shtoi ajo.

Secili panel në Kongres do të ketë nga një drejtues. Ajo që kërkoi Rama ishte që deputetët dhe kryebashikakët të jenë kritikë në qëndrimet e tyre për atë çka është bërë. Çështjet do të jenë disa. Këto detje kryeministi i zbuloi në mbledhjn e Asamblesë së PS.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!