Lulzim Basha ka paralajmëruar rikthimin e tij në Partinë Demokratike, por Sekretari i Përgjithshëm, njëherazi kreu i Grupit Parlamentar i kësaj force politike, Gazment Bardhi thotë se nuk ka dijeni për diçka të tillë.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Bardhi u shpreh se Basha nuk i ka konfirmuar që do të rikthehet në Partinë Demokratike.
“Përsa i përket kandidimeve, rikandidimeve, kthimeve dhe rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim në lidhje me këtë çështje, as nga institucionet e partisë, as nga individë të përveçëm, unë nuk mund të flas paradhënie. Ndoshta ua ka konfirmuar juve, por unë nuk e kam dëgjuar. Mua nuk ma ka rionfirmuar, edhe në media nuk e kam dëgjuar”, theksoi ai.
Sa i takon drejtimit aktual të partisë, Bardhi nënvizoi se i takon deputetes Jorida Tabaku sipas statutit, deri në zgjedhjet e reja, pasi ajo është nënkryetarja e partisë./abcnews.al