Ilir Meta në një konferencë për shtyp këtë të martë deklaroi se Presidenti i Republikës ka përgjegjësi që të bëjë më të mirën sidomos në raste krizash në vend. Teksa u pyet nëse po bënte rolin e kryetarit të opozitës, në një krizë që është e mazhorancës dhe e opozitës, Meta tha se kjo është krizë e shtetit të së drejtës.
“Jo nuk është kështu. Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës, edhe kryetari i shtetit është Presidenti i Republikës, nuk është kryetari i qeverisë. Që ka përgjegjësi për unitetin e popullit, që ka përgjegjësi për pluralizmin politik dhe që ka përgjegjësi sidomos në momente krizash që të bëjë më të mirën të marrë çdo përgjegjësi që shqiptarët të mos përplasen dhe vriten me njëri-tjetrin aq më tepër për politikë. Opozita ka axhendë “Rama ik”, unë e kisha “Rama reflekto”. Nuk i kam thënë Ramës të ikë. Unë e kisha ‘Edi, ne e dimë shumë mirë, pavarësisht se disa ambasadorë të BE-së nuk e thonë se edhe ti nuk i lë të thonë atë që duan të thonë që pa zgjedhje lokale me gjithë opozitën dhe me standarde më të mira se ato që kanë qenë ne nuk na çelen negociatat’”. Nuk i kam kërkuar që t’i lërë karrigen Lulit apo dikujt tjetër apo ndonjë histori tjetër që është në planet e opozitës.
Bashës dhe opozitës i kam thënë që të mos i shmangen institucioneve. I kam thënë që Millosheviçi ka ikur me vota. Ata duan të jenë të lumtur për atë që ndodhi ditën e diel. Po të dëgjonin më parë këshillat e mia që në vend të fishekzjarreve të përdornin dajre shumë më mirë do kishin dalë dhe as 5% e shqiptarëve nuk do kishin dalë për të votuar”, tha Meta./abcnews.al