A po distancohet Osmani nga kryeministri i Kosovës? Arifi: Kudo ku shkel Albin Kurti, krijon përçarje!

schedule16:23 - 24 Nëntor, 2023

schedule 16:23 - 24 Nëntor, 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një interviste në “Ballkan Update”, komentoi Samitin e Diasporës të zhvilluar në Tiranë.

Ai theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur të mos ishte prezent dhe kjo sipas tij tregon edhe vlerësimin e Kurtit për diasporës. Gjithashtu Arifi foli edhe për marrëdhëniet mes Presidentes Vjosa Osmani e cila ishte e pranishme në Samit, mes kryeministrit Albin Kurti.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një ndryshim ekstrem në marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët. “Kurti ka bërë një ndryshim të qartë dhe ekstrem në drejtim të asociacionit dhe gjithashtu edhe me Serbinë”, tha ai.

“Kryeministri i Kosovës vazhdon të ndërhyjë edhe në Luginë të Preshevës dhe po mban peng situatën politike edhe këtu. Unë me liderët në Tiranë e kam shprehur se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Luginë, na dëmton të gjithë shqiptarëve. Gjithandej ku prek Albin Kurti krijohet një përçarje. Nga 2011 hapja e adresave në Luginë të Preshevës ka qenë një proces i vazhdueshëm. Problemi është shumëdimensional sepse nuk është vetëm çështja e votave, por duhet së paku të ketë një adresë”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!