Nëse ai 11-metërsh do të ishte akorduar, ndoshta do të kishim një tjetër përfaqësuese, si kampione të Evropës.
Me anë të një deklerate, përmes Komisiont të Arbitrave, organi më i lartë qeverisës i futbollit në “kontinentin e vjetër”, UEFA është shprehur se topi i prekur me dorë nga anësori Marc Cucurella, në ccerekfinalen e Euro 2024, ndaj Gjermanisë duhet të ishte akorduar si 11-metërsh.
Pas kësaj kominukate i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-mesfushorit gjerman, Toni Kroos, i cili ka ironizuar jo pak UEFA-n, mbi vendimin e vonuar.
“Duheshin 3 muaj për të kuptuar se ishte dorë, të cilën gjithë të tjerët e kuptuan në sekonda. Kjo më qetëson dhe më bën të ndihem mirë. Tani që ato zyrtarisht e kanë konfirmuar, mund të quhem kampion i Evropës?”,- u shpreh “legjenda” gjermane.
Ndërakq, kujtojmë se Spanja e fitoi ccerekfinalen përballë Gjermanisë me rezultatin 2-1, teksa Cucurrella, mund të ndryshonte fatin e lojës, pasi erdhi kur rezultati qëndronte 1 me 1. /i.m /abcnews.al