A mund të justifikohet thirrja e OBSH për të vendosur moratorium për dozën e tretë të vaksinës?

schedule10:01 - 9 Gusht, 2021

schedule 10:01 - 9 Gusht, 2021

The Conversation

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për moratorium në programet nxitëse të vaksinave të paktën deri në fund të shtatorit, në mënyrë që tu jepet përparësi vendeve me të ardhura të ulëta.

Vendet me përqindje të larta të vaksinimit, siç është Mbretëria e Bashkuar, kanë marrë parasysh programet nxitëse të vaksinave, duke pasur parasysh pasigurinë se sa zgjat imuniteti. Doza përforcuese mund të jenë të nevojshme për të rritur imunitetin, veçanërisht te personat me sistem imunitar më të dobët.

Ekziston gjithashtu shqetësimi se virusi mund të pësojë mutacion duke shmangur mbrojtjen nga vaksinat. Megjithatë ka prova që sugjerojnë se vaksinat aktuale janë efektive ndaj disa varianteve, raporton abcnews.al

Megjithëse mund të vërtetohet se dozat përforcuese janë të nevojshme për të parandaluar sëmundjet serioze, ekziston një pasiguri në lidhje me to. Në fakt, Komiteti i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin tha se këshillat e  përkohshme në lidhje me këtë çështje, duke filluar me personat që janë më të rrezikuar nga sëmundjet serioze, mund të “ndryshojnë në mënyrë thelbësore”.

Disa kritikë e kanë cilësuar thirrjen e OBSH-së një “zgjedhje të rreme” -ata pretendojnë se ekziston mundësia që të zhvillohen programe përforcuese duke siguruar gjithashtu që vendet me të ardhura më të ulëta të marrin furnizimet e vaksinave që kanë nevojë.

Por kjo duket e pabesueshme duke pasur parasysh prodhimin e vaksinave dhe mangësitë ekzistuese. Nëse nuk ka probleme me furnizimin, nuk nevojitet moratorium. Por nëse furnizimi i dobët i vaksinave është përgjegjës, atëherë ekziston një zgjedhje e qartë etike për atë që duhet bërë.

A duhet që vendet me të ardhura më të larta t’i japin përparësi qytetarëve të tyre ndaj shtetasve të huaj që kanë me shumë nevojë?

Megjithëse dozat përforcuese do të ishin diçka pozitive ndaj personave më të rrezikuar në vendet me të ardhura të larta.

 

Interesi vetjak ndaj altruizmit

Një argument në favor të dhënies së vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta është se diçka e tillë në fund të fundit mund të jetë në interesin personal të vendeve me të ardhura të larta.

Rritja e numrit të personave më të rrezikuar në të gjithë botën që marrin doza fillestare të vaksinës mund të zvogëlojë ndjeshëm rastet dhe mundësitë për përhapjen e mutacionit. Kjo do të zvogëlonte mundësinë e uljes së efektivitetit të vaksinës dhe një ringjallje të COVID në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera me të ardhura të larta, ku rastet aktualisht janë në rënie, raporton abcnews.al

Fuqia e këtij argumenti kundër programeve kombëtare për një dozë të tretë përforcuese është se njerëzit priren të veprojnë në përputhje me interesin e tyre vetjak.

Sidoqoftë, argumenti është gjithashtu i kufizuar. Altruizmi paraqet një argument më të fuqishëm për përparësitë në vendet me të ardhura të ulëta. Kur nevojat e një grupi tejkalojnë ndjeshëm nevojat e një tjetri, në bazë të teorive ne do t’i japim përparësi të parës mbi të dytit.

Në të vërtetë,  shpërndarja e vaksinave në shumë vende është bazuar në vaksinimin e personave më të rrezikuar. Shumë filozofë besojnë se ne mund të kemi arsye të ndryshme për t’u dhënë përparësi personave më të cilët kemi një marrëdhënie të veçantë.

Përballë një zgjedhjeje midis shpëtimit të bashkëshortit tuaj nga një ndërtesë që po digjet ose dy të huajve, sigurisht ne do të shpëtojmë të dashurin tonë.

Por kjo ide nuk pranohet gjerësisht. Disa teoricienë pohojnë se etika, sipas përkufizimit, duhet të jetë e paanshme dhe se interesat e të gjithë njerëzve duhet të llogariten në mënyrë të barabartë. Nëse shpëtimi i dy njerëzve është më mirë sesa shpëtimi i njërit, ndoshta gjëja më morale  do të ishte shpëtimi i dy të huajve.

Por edhe nëse e mohoni këtë dhe pranoni se mund të kemi arsye të anshmërisë, kjo nuk do të thotë që programet përforcuese mund të vazhdojnë.

Së pari, arsyet e anshmërisë mund të lihen menjëanë Edhe nëse është etike të shpëtosh bashkëshortin tënd në vend të dy të huajve, mund të mos jetë etike ta shpëtosh atë në vend të 1.000 njerëzve ose t’i japësh përparësi interesave më të vogla (lehtësimi i dhimbjes së kokës) mbi një nevojë shumë më të rëndësishme (sëmundje kërcënuese për jetën) te dikush tjetër.

Së dyti, megjithëse marrëdhënia me bashkëshortin ose fëmijën tuaj mund të bazohet në disa arsye të veçanta të anshmërisë, është shumë pak e qartë nëse marrëdhënia jonë me bashkëqytetarët gjeneron të njëjtat arsye të forta morale.

Në fund të fundit, ekziston një argument i fuqishëm altruist për moratoriumin e OBSH -së. Do të ishte egoiste që personat e vaksinuar të merrnin doza përforcuese kur ka shumë persona të cilët nuk kanë marrë ende një dozë.

Por ka një problem në forcën motivuese të altruizmit. Në kontrast të plotë me argumentin e interesit vetjak, mund të jetë e vështirë të bindësh njerëzit të veprojnë në mënyrë altruiste, edhe nëse kjo është ajo që tregon moral.

Por morali nuk është politikë.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al