A mund të jetë Berisha alternativë fituese në 2025? Këlliçi: I vetëm nuk mjafton

schedule13:58 - 31 Maj, 2023

schedule 13:58 - 31 Maj, 2023

TIRANË- Kandidati që garoi për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi tha se Sali Berisha ka aksionet më të mëdha ne opozitën shqiptare, por kjo nuk mjafton që PD-ja të fitojë zgjedhjet parlamentare në vitin 2025.

Gjatë intervistës në ABC News, Këlliçi u shpreh se PD-ja duhet të hapë dyert dhe të sjellë njerëz të rinj nga të gjitha fushat, ku secili prej tyre, të krijojë aksionet e veta dhe përmes kësaj të fitojë besimin qyetar.

“Unë mendoj se Berisha ka aksionet më të mëdha në opozitë dhe tek e djathta shqiptare, por i vetëm ai nuk mjafton. Ne duhet të hapim dyert dhe të krijojmë një mozaik njerëzish që të vijnë edhe nga shoqëria civile. Uroj që një frymë e tillë të krijohet sa më shpejt, ku secili ka aksionet e veta. Kjo është formula fituese në gjykimin tim dhe secili që ka opinion ndryshe ta provojë veten me votë”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!