A mund duhani të shërojë koronavirusin?

schedule08:50 - 5 Mars, 2020

schedule 08:50 - 5 Mars, 2020

Një nga industritë më të kritikuara në Amerikë po i bashkohet garës për të ndaluar epideminë e koronavirusit.

Reynolds American, gjiganti i industrisë së cigareve në Karolinën e Veriut pas markës Camel, Newport dhe Pall Mall, po infekton bimët e duhanit me koronavirus të modifikuar gjenetikisht për të parë nëse mund të prodhojë antitrupa për një vaksinë potenciale për kurim, shkruan Politico.

Firma tentoi me sukses të “kurojë” edhe Ebolën gjatë vitit 2015.

Krahu i kërkimit mjekësor të Pentagonit kreditoi përdorimin e bimëve të duhanit në vitin 2012 për zhvillimin e shpejtë të 10 milionë dozave të vaksinës kundër gripit.

“Zgjidhjet me bazë bimore” me kalimin e kohës mund të dëshmojnë efektivitet, sipas Alan Magill, menaxher i programit për Agjencinë e Projekteve të Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes në atë kohë, duke shtuar se “hulumtimi është shumë premtues.”

Por mbeten pengesa të mëdha për t’u arritur një gjë e tillë. Do të duheshin mijëra doza për të dalë me një trajtim eksperimental. Puna e Reynolds është në fazat e hershme, domethënë përhapja mund të zbehet para se kura të jetë afër përsosjes.

Po ashtu, disa vaksina mund të mos jenë 100 përqind efektive kundër të gjitha llojeve të një sëmundje të synuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!