A kishte dijeni qeveria se do sulmohej parlamenti? Spiropali: Jo, Meta të thotë emra

schedule21:26 - 23 Shtator, 2019

schedule 21:26 - 23 Shtator, 2019

Elisa Spiropali është përgjigjur në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit nëse ishte në dijeni të sulmit që mund t’i bëhej parlamentit në qershor, sikurse tha nga Presidenti Ilir Meta, pasi kjo ishte arsyeja edhe e zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Ajo mohon të ketë dijeni për deklaratën e bërë nga kreu i shtetit, por thotë se kishte informacione për rrezikshmërinë e grupeve të caktuara të protestuesve.

“Unë nuk kisha asnjë informacion. Ne kemi qenë në gatishmëri. Ka pasur informacione të ndryshme për rrezikshmërinë e protestuesve, kurse për lajmin që tha Presidenti jemi kuriozë të shohim e ku e ka fjalën Meta? Ka emra, individë apo grupe?”.

Zëdhënësja e qeverisë kërkon nga Presidenti që të thotë emra dhe të japë shpjegime për deklaratat e tij.

“Ne dhe kryeministri si një Hitler donte të digjte parlametin që fajin t’ia vinte opozitës. Këto janë deklarata të rënda politike dhe pritet që kreu i shtetit të japë shpjegime për to”. /abcnews.al