EMRAT/ A keni blerë dhe ju? Këto janë faqet online dhe pronarët që u prangosën për kontrabandë dhe evazion

schedule13:30 - 11 Prill, 2022

schedule 13:30 - 11 Prill, 2022

Në kuadër të këtij operacioni “Faqet Onlin”, u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.

Të arrestuarit janë: – Erisa Ismaili., 39 vjeçe, Klodian Vladi., 34 vjeç, Erjol Kaftirani., 30 vjeç, Jovan Qemeri., 38 vjeç, Pranvera Rrapushi, 35 vjeçe, Estenela Kola., 34 vjeçe, Erta Xhetani., 33 vjeçe, Elona Rexhepi., 41 vjeçe, Arlinda Dalipaj., 33 vjeçe, Gentjan Lleshaj., 30 vjeç, Jonida Kromidha., 31 vjeçe, Sara Rizaj., 38 vjeçe, Shkëlqim Pelinku., 52 vjeç, Behar Bici, 56 vjeç, Rezarta Gjika., 27 vjeçe, administratorë të faqeve të ndryshme online.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 22 vjeç, M. B., 32 vjeç, A. S., 32 vjeç, M. G., 36 vjeç, E. Ç., dhe E. Z.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Për administratorët e 22 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata. “Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.

1. A. H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion

2. Erisa Ismaili, administratore tek subjekti Pure Parfume

3. Klodian Vladi, administrator i subjektit Klodi Store

4. Erjol Kaftirani, administrator i faqes King Bro Style

5. Jovan Qemeri, administrator i faqes Bli Veshje

6. A. S administrator i faqes online Jaguar kids

7. Pranvera Rrapushi, administratore e faqes Gral

8. Estenela Kola, administratore e faqes Fansi Shop

9. Erta Xhetani¸ adminsitratore e faqes EMY SHOP

10. Elona Rexhepi, administratore e faqes Luxmoda

11. M. B administrator i faqes online Zero Absolute

12. Elona Rexhepi, administratore e faqes Garderoba ime

13. Gentjan Lleshaj, administrator i faqes Outlet Shoes

14. I. D administrator i faqes Tutto casa.al

15. Melseda Gega, administratore e faqes HM Original Fashion

16. Jonida Kromidha, administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk

17. Sara Rizaj, administratore e faqes online Dars.Al

18. Shkëlqim Pelinku, administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku

19. Behar Bici, administrator i faqes Carpet Diem

20. Rezarta Gjika, adminsitratore e faqes Divino Shoes

21. E. Ç administrator i faqes online BeCool

22. E. Z S administratore e faqes online Natura Vita Health

/abcnews.al/