A kemi nevojë për një dozë përforcuese kundër Covid-19?

schedule10:20 - 13 Korrik, 2021

schedule 10:20 - 13 Korrik, 2021

Nga Marc Siegel, The Hill 

Shumica e njerëzve janë vaksinuar kundër Covid-19,  nuk po mbajnë më maska në ambientet e jashtme dhe jeta duket sikur po i rikthehet normalitetit. Por ajo që po shqetëson pjesën më të madhe është siguria dhe efektiviteti i vaksinave dhe a duhet të marrim një dozë përforcuese kundër Covid-19.

Shumica hezitojnë të vaksinohen për shkak të informacioneve të ndryshme, politizimit  të vaksinave, varianteve të ndryshme të Covid dhe rekomandimeve të shëndetit publik.

A duhen të marrin një dozë të tretë personat që janë vaksinuar plotësisht?

Aktualisht nuk ka prova bindëse se imuniteti i shkaktuar nga vaksinat zbehet, megjithëse Pfizer pritet të përmbledhë të dhënat nga Izraeli, të cilat tregojnë se me kalimin e kohës vaksina ka treguar ulje të efektivitetit në parandalimin e rasteve të lehta – jo të rënda.

Imuniteti i shkaktuar nga vaksinat matet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë reagimin e qelizave T, qelizat B të kujtesës në palcën e kockave dhe antitrupat neutralizues ndaj proteinës Spike të virusit në gjak.

Një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme tek të  moshuarit dhe te personat me rrezik të lartë apo për tu mbrojtur ndaj varianteve si Delta dhe Lambda. Sot, të vaksinuarit plotësisht janë të mbrojtjur kundër të gjitha varianteve, raporton abcnews.al

A duhet të bëhet vaksinimi i detyrueshëm?

Vaksinimi është një vendim personal. Ju mund të vaksinoheni për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të tjerët apo për të shmangur përhapjen e Covid-19. Por fakti që punonjësit shëndetësorë kanë refuzuar të vaksinohen është shqetësues.

Përtej këtij grupi, detyrimi për  tu vaksinuar është shumë problematik, veçanërisht duke pasur parasysh që vaksina ende kërkon autorizimin nga FDA. Megjithëse Pfizer dhe Moderna kanë kërkuar miratimin e FDA për licencim të plotë, FDA nuk e ka miratuar ende, një proces që mund të zgjasë gjashtë muaj ose më shumë.

Dhe derisa të ndodhë diçka e tillë, është shumë e vështirë ti detyrojmë personat të vaksinohen kundër Covid.

A duhet të mbajnë nxënësit maska në shkolla edhe nëse janë të vaksinuar?

Shkalla e transmetimit të virusit nga një fëmijë tek tjetri është 1% . CDC tani ka lëshuar udhëzime se mbajtja e maskës nuk është e nevojshme nëse fëmijët janë vaksinuar dhe nëse mbajnë 3 metra distancë.

Por mbajta e maskës ka edhe anë negative pasi ndikon në socializmin dhe vështirësitë për tu përqendruar, raporton abcnews.al

A është e sigurt vaksina për adoleshentët?

Rreziku për zhvillimin  e miokarditit është shumë i rrallë , më pak se 1 në 100,000 raste. Në përgjithësi, rreziku i ndërlikimeve të COVID – duke përfshirë rrahjet e shpejta të zemrës, takikardinë, problemet në  mushkëri dhe problemet e përqendrimit  – janë shumë më të mëdha.

Ne duhet të përqendrohemi më shumë tek të rriturit që hezitojnë të vaksinohen,  se sa tek adoleshëntët, pasi virusi po prek më shumë të rinjtë.

Pse njerëzit hezitojnë të vaksinohen?

Politizimi i vaksinës dhe përqendrimi i tepruar mediatik te ndërlikimet e rralla ka rritur hezitimin ndaj vaksinave. Kjo është një tragjedi e cila ka ngadalësuar daljen nga pandemia. Në fakt vaksinat  janë të sigurta, efektive, të paktën në krahasim me vaksinat e lisë, poliomelitit dhe fruthit.

Në fakt, vaksinat e mARN-së kundër COVID  sinjalizojnë qelizat duke shkaktuar përgjigje të fortë imune. Ka ende njerëz që presin të dhëna të tjera për efektivitetin e vaksinave, kur në fakt vaksinat që po shpërndahen gjerësisht janë shumë efektive.

A duhet të mbajnë maska personat që janë vaksinuar?

Personat që janë vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska, sipas Fauci, ekspertit amerikan të sëmundjeve infektive. Sipas tij, mund të mbani maskat në zonat ku niveli i vaksinimit është i ulët dhe në zonat më të rrezikuara.

Gjithashtu sipas shkencës, imuniteti natyror prodhon  sasi të mjaftueshme  antitrupash  në shumicën e rasteve dhe se një dozë e vetme e një vaksine mRNA rrit edhe më shumë mbrojtjen kundër Covid.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!