A ka negociata për të hyrë në zgjedhje me LSI? Berisha: Mund të ndodhë, s’ka asnjë problem

schedule22:10 - 27 Janar, 2022

schedule 22:10 - 27 Janar, 2022

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Komisioni i Rithemelimit është duke diskutuar me të gjitha forcat politike në opozitë për një koalicion në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

“Kemi diskutuar perspektivën për një bashkëpunim të ardhshëm mes nesh”, tha ai. Kur u pyet nëse ka diskutime me Kryemadhin u shpreh: Jemi në diskutime, kemi pasur kontakte të gjithanshme.

Megjithatë Berisha nuk përjashtoi mundësinë që në zgjedhje të hyjë bashkë me LSI.

“Mund të hyj me LSI s’ka asnjë problem. Me të gjitha ka negociata”, tha Berisha për aleatët.

Më tej tha se nuk do të injorohet asnjë grupim për bashkëpunim.

Me të gjithë pa përjashtim. Ne nuk injorojmë askënd. Ju e patë nga foltoret brenda partiake u kalua në foltore me qytetarët. Do të zgjerojmë spektrin me të gjitha forcat në Shqipëri. Jo vetëm në politikë, por dhe me shoqërinë civile”, shtoi ai në “Opinion”. /abcnews.al