Në një lidhje direkte me “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin, sizimiologu nga Kosova Shemsi Mustafa ka folur për tërmetin që goditi Shqipërinë.
I pyetur mes të tjerash për teoritë që qarkullojnë në masë nëse tërmeti ka lidhje me shiun apo fenomene të tjera natyrore, Mustafa e përjashtoi një lidhje të tillë.
Pjesë nga biseda:
Demi: Dje është shënuar një tërmet me epiqendër në Tuz, kanë lidhje këto?
Mustafa: Të gjithë pasgodtitjet me një perimetër të madh kanë lidhshmërinë me goditjen dhe lëviz një pjesë e tokës.
Demi: Kosova përjashtohet?
Mustafa: Asnjë vend në Ballkan nuk përjashtohet, por disa janë më të rrezikuar.Greqia ka shkallën më të lartë në rajon.
Demi: Më i rrezikshëm tërmeti është në fushë apo në kodër?
Mustafa: Tërmeti është i rrezikshmë në çdo vend. Tërmeti është i rrezikshëm në të gjitha se i ka paramtetrat vet. Edhe shkëmbi i fortë është i rrezikshëm për disa ndërtesa. Tërmeti i shfrytëzon të gjitha elementët, duhen berë matjet gjeofizike dhe në bazë të tyre duhet të ndërtohet.
Demi: Po këto teritë po ra shi shtohet rreziku i tërmetit?
Mustafa: Absulot, tërmeti është tërmet, nuk ka lidhje as me shiun dhe me asgjë tjetër.
Demi: Njerëzit duhet të shqetësohen?
Mustafa: Njerëzit tani presin nga zyrtarët se si do të veprohet. Në rrethinën e Durrësit dhe një pjesë të Turanës janë duke u bërë analizat janë zyrtarët ata që duhet të tregojnë se nuk ka rrezik./abcnews.al