Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A ka fletëthirrje nga SPAK? Ilir Meta thyen heshtjen

schedule11:25 - 31 Tetor, 2023

schedule 11:25 - 31 Tetor, 2023

Lajme banale e tema të vjetra, i quan Ilir Meta pretendimet se ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK. Në një konferencë për mediat, ku u shfaq pas shumë ditësh mungesë, kreu i PL nuk i dha në përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur apo jo nga Prokuroria e Posaçme.

“Këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, tema të lodhura. Dhe po kështu nuk përbën lajm fakti që Meta të shkojë në SPAK, është një dallim shumë i fortë i Metës.
Kam qënë ë SPAK me prezencën tuaj, me shkresa me dokumente.

Shumë çështje nuk janë hapur, kurrë nuk jam thirrur si kallëzuar. Kam qenë e do shkoj kur do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia. Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta fap e fap. Ka një ceshtje Meta, për Edi Ramën se është modeli i transparencës. Sa do të përpiqet Rama ta përdorë drejtësinë, ka bërë edhe bën çdo përpjekje në çdo drejtim.” u shpreh Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë u pyet nëse bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhin janë thirrur në SPAK . Për këtë, Meta shtoi se nuk i druhet drejtësisë, por shtoi se në radhë të parë drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe nuk duhet të përfshihet në lojëra politike.

“Unë nuk i druhem askujt. Nuk I jam druar në të kaluarën, as sot as në të ardhmen. Unë ju paraqita disa fakte. Sa i takon drejtësisë me regji unë u kam dhënë fakt në mënyrë të vazhdueshme, nuk është se po shpikim. Unë jam për respektimin e drejtësisë, por drejtësia në radhë të parë duhet të tregojë identiteti e saj.  Në momentin, kur njerëzit e drejtësie bëhen pjesë e lojërave politike, bëhen pjesë e regjive politike, natyrisht do ketë qëndrime publike ndaj tyre, sepse edhe kjo është shpërdorim detyre prej tyre”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!