Një deklaratë e cila thuhet se është bërë nga Tasuku Honjo, Profesori i Mjekësisë që ka fituar çmimin Nobel në Japoni, tregon se koronavirusi nuk është i natyrshëm.
Kujtojmë se profesori japonez Tasuku Honjo fitoi çmimin Nobel të vitit 2018 në fiziologji dhe mjekësi së bashku me specialistin e imunologjisë nga Amerika James Allison, për punën e tyre në terapinë e kancerit dhe gjetjen e metodave revolucionare të trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Por a e ka dhënë në të vërtetë Honjo një deklaratë të tillë?
Sipas tij, nëse do të ishte e natyrshme, nuk do të ndikonte negativisht në tërë botën sepse, sipas natyrës, temperatura është e ndryshme në vende të ndryshme. Ai thotë se nëse është e natyrshme, do të ndikonte negativisht vetëm në ato vende që kanë të njëjtën temperaturë si Kina, ose të ngjashme me të.
“Përkundrazi, po përhapet në një vend si Zvicra, në të njëjtën mënyrë po përhapet në zonat e shkretëtirës. Ndërsa nëse do të ishte e natyrshme, do të përhapej në vendet e ftohta, por do të vdiste në vendet e nxehta. Kam bërë 40 vjet kërkime mbi kafshët dhe viruset. Nuk është e natyrshme, virusi është plotësisht artificial.
Kam punuar për 4 vjet në laboratorin Wuhan të Kinës, jam njohur plotësisht me të gjithë stafin e atij laboratori. Unë i kam telefonuar të gjithë ata, pas përhapjes së koronavirusit por, të gjithë telefonat e tyre janë të mbyllur këto 3 muajt e fundit. Tani është kuptuar se të gjithë këta teknikë laboratori kanë vdekur.
Bazuar në të gjitha njohuritë dhe hulumtimet e mia deri më sot, unë mund ta them me 100% besim se koronavirusi nuk është i natyrshëm. Nuk ka ardhur nga lakuriqët, Kina e ka prodhuar atë.
Nëse ajo që po them sot dëshmohet e rreme tani ose edhe pas vdekjes sime, qeveria mund të tërheqë çmimin tim Nobel. Por Kina gënjen dhe kjo e vërtetë një ditë do të zbulohet për të gjithë” është shprehur Tasuku Honjo.
Sidoqoftë, kur NewsMeter e pyeti profesorin, ai kundërshtoi të gjitha pretendimet. Në një e-mail, një student i doktoraturës që punon me profesorin, dha këtë deklaratë në emër të profes:
“Prof. Honjo nuk ka dhënë asnjë deklaratë të tillë. Çdo fjali e këtij postimi është plotësisht e rremë dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Prof. Honjo nuk ka punuar kurrë në laboratorin Wuhan.
Nga biografia e tij në faqen zyrtare të Universitetit të Kiotos, profesori ka dhënë mësim me kohë të plotë në Universitetin e Kiotos të Japonisë, nga 1984 deri në 2005.
Aktualisht, ai është profesor në Departamentin e Imunologjisë dhe Mjekësisë Gjenomike, Universiteti i Kiotos.
Së dyti, një kërkim në Google në raportet e mediave pas 22 Prillit (data e mesazhit) në lidhje me deklaratën se ‘koronavirus nuk është i natyrshëm’ nuk kishte që tregonte se deklarata është e vërtetë.
Në fakt, profesori dha një intervistë Nikkei Asian Review, një portal lajmesh me qendër në Japoni, botuar në 10 Prill 2020.
Profesori tha në intervistë se “sëmundja filloi në Kinë, dhe se do të jetë edhe vendi i pari që do të shërohet nga virusi. Nuk mund të them nëse kjo do të forcojë ndikimin kinez apo nëse bota do ta shmangë Kinën, por ekziston mundësia që rendi global të zhvendoset pas shpërthimit. ”
Profesori nuk përmendi asgjë në lidhje me faktin se COVID-19 është një virus i krijuar nga njeriu./abcnews.al

