A jeni gati për ritëm? Soni Malaj bashkëpunon me këngëtarin e njohur

schedule21:23 - 22 Qershor, 2022

schedule 21:23 - 22 Qershor, 2022

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është në përgatitje të videoklipit të saj të ri. Këtë verë, ajo ka zgjedhur të vijë në bashkëpunim me këngëtarin, Estto.

Lajmin e kanë bërë të ditur dy artistët, përmes njoftimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale. Ata kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët, duke njoftuar se projekti i ri do të vijë “së shpejti”.

Kënga do të shoqërohet me një videoklip muzikor që do të jetë projekt i Bug Production. Disa momente nga hiti i ardhshëm, këngëtarët i kanë ndarë në Instagram.

“Amante”, kënga pritet të publikohet të premten më 24 qershor në orën 18:00./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ 🦂 (@soni_malaj)