Anira Gjoni, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencës tha se ka pasur disa pasgoditje pas tërmetit të djeshëm që “shkundi” juglindjen e vendit mbrëmjen e së dielës. Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tha se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme ndërsa shtoi se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo vatër sizmiologjike.
“Tërmeti i natës së mbrëmshëm 22:43, ka qenë i regjistruar 5.6 Rihter me thellësi 9 km, epiqendra ka qenë 40 km të verilindje të Bilishtit dhe 240 km nga qendra e Tiranës. Është ndjerë në Tiranë dhe në qarqet e lindjes dhe të jugut të vendit. Sipas raportimeve, nuk ka pasur dëme, duke qenë se konsiderohet dhe larg vendit tonë.
Që nga momenti i kësaj goditje ka pasur disa pasgoditje të këtij tërmeti, domethënë se nuk është se pritet të ketë diçka më të madhe. Vendi ynë nuk është i rrezikuar nga kjo vatër, nuk do të ketë pasoja për vendin tonë nga kjo pikë ku është zhvillohet aktiviteti sizmik i mbrëmshëm.”, tha ajo për Abc-ja e mëngjesit.
/abcnews.al